Një 22-vjeçare, e cila në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash ka humbur jetën.
Vendasit, shkruajnë mediat greke, dëgjuan e saj për ndihmë dhe njoftuan menjëherë një ambulancë, e cila e dërgoi në spital me fraktura në trup. Vajza me origjinë shqiptare qëndroi e shtruar për 10 ditë, por nuk ka mundur të mbijetojë, siç konfirmuan dhe të afërmit e saj.
Tani pritet që autopsia të hedhë dhe ajo pak dritë mbi ngjarjen.
Policia po shqyrton pretendimet se 22-vjeçarja fatkeqe ishte ngjitur atje për të bërë një selfie, një variant ky i cili është hedhur poshtë nga familja e saj.