Të paktën 9000 migrantë nga Hondurasi që u nisën në këmbë për në Shtetet e Bashkuara, arritën të hynin në territorin e Guatemalës të premten në mbrëmje, pasi th y e n një k o r d o n të policisë duke thirrur ‘duam të kalojmë’, pa p ë r p l a s j e me f o r c a t e rendit, raporton AFP , transmeton Tetova News.
Turma arriti të hynte përmes pikës kufitare të ‘El Florido’ falë faktit që policia e Guatemalës nuk u përball me ta. Përdorimi i gazit lotësjellës tek fëmijët në errësirë mund të kishte qenë fatal, tha një oficer policie.
https://youtu.be/sU6PQCdJx-0
Që nga pasditja e kësaj ë premteje, valët e migrantëve arritën në kufirin Honduras – Guatemalë, pasi filluan udhëtimin e tyre në agim në qytetin e San Pedro Sula .
Disa e kishin shkurtuar rrugën duke hipur në kamionë ose automjete në autostradë.
https://youtu.be/AGNfJi2OSF8
Migrantët ia dolën të futen në Guatemalë, por ata kanë shumë rrugë deri në kufirin me Shtetet e Bashkuara.
Migrantët thonë se po ikin nga Hondurasi i g o d i t u r rëndë nga kalimi i dy uraganëve në nëntor dhe mungesa e punës të shkaktuar nga pandemia, të cilat vështirësojnë jetën në një vendi të mbushur me dh u n ë të lidhur me b a n d a t e trafikut të d r o g ë s.
https://youtu.be/meiHtod4yMY