Një familje shqiptare nga Schaffhauseni i Zvicrës vdiq në një aksident automobilistik në Shqipëri. Vetëm një vajzë (3) mbijetoi e plagosur rëndë. Miqtë dhe familja në Zvicër janë të pikëlluar
Një Citroën i bardhë përplaset ballë për ballë me një kamion në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rrëshenit.
Tronditja për të pikëlluarit në Schaffhausen është e thellë. “Ndjehem sikur jam në një film të keq horror!”. Thotë Mirsad Avdijaj (26). Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt (51) dhe gazetës “Blick” i ka lejuar publikimin e fotografive dhe të japë emrat e plotë të të vdekruve. Përveç babait të tij, në aksident pësuan edhe gruaja e tij e dytë Anjeza (34) dhe vajza e tyre Medina (6) dhe njëmbëdhjetëvjeçari Klejdi – djali i Anjezës nga martesa e tij e parë.
“Të gjithë i kam dashur aq shumë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, thotë Mirsad Avdijaj. Të dielën e kaluar ai e kishte shoqëruar familjen në aeroport. «Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ishte aq i lumtur që e po i shihte përsëri”, thotë 26-vjeçari. «Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk po mund ta besoj së çfarë ka nodhur”.
Me sa duket, me Citroënin e saj familja ka dahsur të parakalonte një makinë tjetër. Në korsinë e kundërt u shkkatua një përplasje ballore me një kamion. Katër nga pesë pasagjerët mbetën të vdekur në vend.
Që nga ajo kohë, Violeta e vogël po lufton për jetë në spitalin e Tiranës. «Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka mundur të thotë disa fjalë. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet përsëri”, thotë vëllai, transmeton Shtegu.com.
Të ndjerët do të varrosen të dielën në Prishtinë. “Tani shpresoj se të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.
Miqtë e Blerim Avdijajt ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi tëtronditur. Që njëzet vite e njoh Blerimin. Ishte një njeri aq i mirë dhe i sjellshëm. Gjithmonë shumë shoqëror dhe gazmor”, thotë Shefki O. për “Blick”.
Fqinji Muamet R. është tronditur gjithashtu. «Gjithmonë bënim zgarrë së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Atyre ende nuk u kam treguar se miqtë e tyre kanë vdekur”.
«Njëri nga miqtë tanë të përbashkët ka dashur ta thërriste Blerimin të premten për t’i treguar se sa borë kishte reshur në Schaffhausen. Por pastaj papritmas, një polic i kishte thënë në telefon që Blerimi kishte pësuar një aksident të rëndë”, thotë O. Kështu miqtë dhe fqinjët e morën vesh për aksidentin tragjik.
Vetëm disa muaj më parë, një familje tjetër nga Schaffhauseni pësoi një aksident gjatë kthimit të saj nga pushimet në Kosovë.
Ajo po kthehej për në Zvicër me automjetin e saj Audi, në rrugën federale gjermane B31 në Meersburg kur makina rrëshqiti dhe u përplas ballë për ballë me një kamion.