Ballina Argëtim VIDEO/ Rama në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin nga Stambolli:...

VIDEO/ Rama në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin nga Stambolli: Llokumin e parë jepja vjehrrës

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte pjesë e një fejese gjatë vizitës në në Mamurras, ku po rindërtohet një shkollë e re e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Një fejesë mes traditave shqiptare dhe turke, ku vajza e quajtur Elda kishte njohur Buraku nga Stambolli gjatë studimeve për arkitekturë në Turqi.

Rama e uroi çiftin e ri që të kenë lumturi mes tyre duke u dhënë edhe një këshillë të vyer, “Mos të harronin prindërit!”.

Kujtojmë se Rama ka një marrëdhënie pozitive me presidentin e Turqisë, Erdogan, ku ky i fundit mori përsipër që të ndërtojë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve.

Artikulli paraprakMerkel, “mbretëresha e Europës”, drejt largimit menaxhuesja më e mirë e krizave botërore
Artikulli tjetërShtypi italian: Sipërmarrësi 45-vjeçar italian zhduket në Shqipëri, prej 10 ditësh për të nuk ka asnjë informacion