Një dezertuese nga Koreja e Veriut ka rrëfyer së fundmi për tmerrin e propagandës nga autoritetet komuniste të vendit, duke thënë se fëmijëve në shkollë u mësohet se Kim Jong-un dhe anëtarët e familjes së tij, mund të lexojnë mendjet e njerëzve.
Yeonmi Park është arratisur nga Korea e Veriut në moshën 13 vjeçare duke kaluar kufirin për në Kinë. Pasi eci duke arritur në Mongoli ajo thotë se ishte ndihmuar nga punonjës të ambasadës së Koresë së Jugut në Kinë dhe tashmë studion në SHBA.
Në një intervistë me mediat Park shpjegon si funksionon propaganda koreano-veriore.
“Dy diktatorët e parë Kim, ishin shumë të fuqishëm dhe popullit i thuhej se ata ishin Zoti”, thotë ajo duke iu referuar babait dhe gjyshit të Kim Jong Un.
“Pas arratisjes sime unë kisha frikë të mendoja sepse kisha mësuar se Kim-ët mund të lexojnë mendjet tona. Por ajo që ka bërë në fakt regjimi koreano-verior është kopjimi i shkrimeve të Biblës. Feja kristiane thotë se Zoti e di çfarë mendoni dhe se megjithse Jezusi vdiq, fryma e tij jeton me ne përgjithmonë”.
“Ajo që na thoshte ne regjimi është se 2 Kim-ët e parë kanë vdekur, por fryma e tyre jeton me ne përgjithmonë”.
“Kur isha në Korenë e Veriut unë besoja sinqerisht se Kim-ët kishin uri dhe se ata po vuanin, pasi kështu thuhej në të gjitha këngët që ne duhet të këndonim”.
“Ne mësonim në shkollë se liderët e vdekur po vuanin urie për ne”.
Kim Jong-un u bë diktator i Koresë së Veriut pas vdekjes së babait të tij në 2011.