Ballina Sport Mourinho flet hapur: Klopp miku im? Jo, aspak! Vetëm respekt mes nesh

Mourinho flet hapur: Klopp miku im? Jo, aspak! Vetëm respekt mes nesh

Tottenham dhe Liverpool do të përplasen mes tyre mbrëmjen e sotme (21:00). Ekipit kanë humbur disi terren me kreun e Premier League dhe fitorja është alternativa e vetme.

Trajneri i skuadrës londineze, Jose Mourinho ka folur rreth raportit me Jurgen Klopp. Trajnerin e Liverpool e vlerëson shumë, por nuk e cilëson një mik. “A jam mik me Klopp? Jo, kurrë nuk kam kaluar kohë me të.

Kur ke një të përbashkët me një person dhe e njeh mirë atë, atëherë do të thotë që e ke mik. Me Jurgen takohem vetëm 5 minuta përpara nisjes së ndeshjes, kështu që çfarë mund të them?

E kam koleg dhe e respektoj shumë. Nuk kam asnjë lloj problemi me Jurgen dhe mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për të“, deklaron trajneri i Tottenham. /abcnews.al