Ballina Sport Kontrata stratosferike e Messit, Barcelona del me reagim zyrtar

Kontrata stratosferike e Messit, Barcelona del me reagim zyrtar

Dita e sotme zien sot për shkak të një dokumenti të publikuar nga gazeta Mundo Deportivo, i cili pasqyronte të gjitha detajet e kontratës së Leo Messit, e nënshkruar në verën e vitit 2017. Në atë kontratë në 4 vite “Pleshti” ka fituar rreth 511 milionë euro nga 555 të mundshme, shifër e frikshme, duke parë edhe gjendjen e nderë financiare të klubit.

Kritikat e mëdha në drejtim të lojtarit se është shkak i rënies financiare të klubit kanë vërshuar rrufeshëm dhe çështja është bërë aq e madhe, sa është dashur reagimi zyrtar i Barcelonës.

Klubi katalanas shpreh keqardhjen e tij për publikimin e kontratës së Leos, çka është edhe shkelje ligjore për atë që e ka bërë dhe bën me dije se ndaj Mundo Deportovos do të ndërmerren hapa konkretë ligjorë dhe kjo medie do të përgjigjet për të gjitha dëmet morale dhe jo vetëm, të shkaktuara ndaj Klubit dhe vetë Messit.

Ndërkohë edhe vetë lojtari pritet të padisë gazetën, e cila do të hasë me shumë telashe gjatë muajve të ardhshëm. Publikimi i kësaj marrëveshje mund të ndikojë shumë edhe në të ardhmen e Leo Messit te Barcelona. Kritikat e shumta mund ta shtyjnë akoma më shumë drejt largimit.

“Në funksion të informacionit të botuar sot në gazetën El Mundo (Deportivo) në lidhje me kontratën profesionale të nënshkruar mes FC Barcelona dhe lojtarit Lionel Messi, klubi ndjen keqardhje për publikimin e tij duke qenë se është një dokument privat i qeverisur nga parimi i konfidencialitetit midis palëve .

FC Barcelona mohon kategorikisht çdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër gazetës El Mundo, për çdo dëm që mund të shkaktohet si rezultat i këtij botimi.

FC Barcelona shpreh mbështetjen e saj absolute për Lionel Messin, veçanërisht përpara çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe për të dëmtuar marrëdhënien e tij me njësinë ekonomike, ku ai ka punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”, shkruhet në deklaratën e Barcelonës. /abcnews.al