Real Madrid humbi 1-2 në shtëpi përballë Levantes ditën e djeshme. Sa herë që “Los Blancos” mposhten rikthehen menjëherë zërat e shkarkimit të Zinedine Zidane.
Francezi vlerësohet nga të gjithë në kampin e kampionëve të Spanjës, por skuadra nuk po tregon aspak stabilitet në rezultatet e marra dhe një ecuri e tillë ka acaruar tifozët, të cilët presin një ndryshim tek ekipi i tyre i zemrës.
Në Spanjë janë të sigurt që pasuesi i Zidane do të jetë Massimiliano Allegri. Trajneri livornez, i cili ka fituar trofe te Milani dhe Juventusi, është i preferuari i presidentit Florentino Perez.
Emri i Allegrit është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Roma, por interesimi nga Real Madrid bën që 53-vjeçari të pezullojë momentalisht bisedimet me verdhekuqtë. /abcnews.al