Ballina Kronika Çka u gjet në „kurtin“ e „hapsanes“ së Tetovës

Çka u gjet në „kurtin“ e „hapsanes“ së Tetovës

Në oborrin e  b u r g u t  të Tetovës është gjetur një qese me  m a r i j u a n ë, aktualisht nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se  d r o g a  është gjetur dje në mbrëmje, ende nuk ka informacione se nga kush ishte përdorur e njëjta.

“Dje (01-shkurt) rreth orës 18:30, një punonjës i IKP “B u r g u  i Tetovës” në SPB Tetovë ka raportuar se në oborrin e këtij institucioni është gjetur një qese najloni me  m a r i j u a n ë. E njëjta është marrë për  e k s p e r t i z ë  dhe po merren masa për pastrimin e plotë të çështjes” njofton Fatmir Rexhepi, nga SPB-Tetovë.

Bonus video:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvOqPsN8-iZKC9ZfIJOwumk