Ballina Shëndeti Efektet anësore të uthullës së mollës

Efektet anësore të uthullës së mollës

Uthulla e mollës është një tonik natyral që ka shumë përfitime shëndetësore si humbja e peshës, ulja e sheqerit në gjak dhe kolesteroli. Sidoqoftë, konsumi i rregullt i saj mund të shkaktojë efekte anësore.

Le të shohim disa prej tyre!

  1. Probleme me stomakun

Njerëzit të cilët kanë ndonjë problem në stomak ose thjesht një stomak të ndjeshëm duhet të jenë të kujdesshëm me uthullën e mollës, pasi problemi mund të përkeqësohet.

  1. Diarrea

Konsumi i rregullt i uthullës së mollës mund të çojë në diarre. Kujdesuni që ta përdorni më mënyrë të ekuilibruar dhe të moderuar.

  1. Uthulla mund të ndikojë në veshkat tuaja

Ka shumë shqetësime në lidhje me uthullën e mollës dhe efektin e saj në veshka. Personat me probleme të veshkave nuk rekomandohet shumë të përdorin. Ata që abuzojnë me përdorimin e uthullës mund të dëmtojnë veshkat për shkak të aciditetit.

  1. Fryrje

Nutricionistët pohojnë se konsumimi i uthullës së mollës vonon zbrazjen e stomakut që mund të shkaktojë humbje të përkohshme të peshës si dhe fryrje serioze, gazra dhe të përziera. Për të shmangur shqetësimet, shtoni pirjen e ujit dhe hani perime me fibra të larta.

  1. Refluksi i acidit

Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ushqimeve të tilla acidike si uthulla e mollës. Nutricionistët paralajmërojnë që uthulla mund të rrisë nivelin e acidit dhe të rezultojë në një ndjesi djegieje të shtuar.

  1. Ndjenja e dobësisë

Disa njerëz përpiqen të mbijetojnë kryesisht duke pirë uthull molle, por trupi nuk merr kalori të mjaftueshme për të funksionuar. Nutricionistët rekomandojnë të pini  uthull si pjesë të një vakti në kombinim me perime, proteina dhe karbohidrate. Kjo mënyrë ushqyerjeje do t’ju japë energji të mjaftueshme.

  1. Humbja e përkohshme e peshës

Nëse doni t’i përmbaheni dietës me uthull molle, kjo do t’ju ​​ndihmojë të humbni përkohësisht peshë por dieta rrënuese do të çojë në ngadalësimin e metabolizmit tuaj duke e bërë më të vështirë humbjen e kilogramëve të tepërt.

  1. Shtim i oreksit

Si rregull, disa njerëz përpiqen të përdorin uthull molle për të shtypur oreksin. Sidoqoftë, nutricionistët pohojnë se kjo mund të rezultojë në pasoja të pakëndshme dhe të shkaktojë uri të tepruar sepse ky produkt është i ulët në kalori./e.b-abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews