Ballina Top Lajm Boksieri 27 vjeç futet në ring për bamirësi, rrëzohet me N O...

Boksieri 27 vjeç futet në ring për bamirësi, rrëzohet me N O K A U T nga kundërshtari dhe humb jetën!

Boksieri nga Pakistani, Muhammad Aslam Khan ndërroi jetë  t r a gji k i sh t në moshën 27 vjeç, pas një  g o d i t j e j e  të fortë të kundërshtarit në ring. Ndeshja po luhej për qëllime bamirësie.

Aslam Khan u rrëzua pasi u  g o d i t  nga Wali Khan Tareen dhe  v d i q  në spital në Karachi, Pakistan, si rezultat i dëmtimeve të brendshme.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, boksieri i  p l a g o s u r  u dërgua me urgjencë në një spital privat për mjekim, por ndërroi jetë për shkak të  p l a g ë v e  të tij.

Boksierët ishin nga rrethi Pishin i Balochistanit dhe po ndesheshin në kategorinë 80 kg.

Është e kuptueshme që ndeshja u zhvillua për bamirësi por mediat raportuan se nuk kishte asnjë personel mjekësor të pranishëm në arenë.

Të pranishmit theksuan se: “Ai nuk  v d i q  në ring, ai pësoi dëmtime në fytyrë dhe nuk kishte askënd atje për ta ndihmuar”.

Mediat e huaja thonë se Aslam Khan e filloi karrierën e tij në boks në vitin 2007 dhe brenda një dekade ai fitoi një titull kombëtar dhe disa turne.

V d e k j a  e Aslam Khan po  h e t o h e t  nga autoritetet.

https://youtu.be/gqyx09496Yo