Për 3 orë me radhë gjatë ditës së sotme është marrë në pyetjes organizatori i protestës kundër rastit “Monstra” Blerim Ahmedi, shkruan gazeta LAJM. Pas daljes nga stacioni policor në Bit Pazar, Ahmedi tha se është gjobitur me 510 dhe është kërcënuar se do të arrestohet nëse sërish organizon protesta. Por, ai tha se nuk ka frikë nga këcënimet.
“Dje u thirrëm nga policia përmes telefonit dhe nuk kemi pasur ftesë me shkrim, gjë që është kundër ligjit. Jemi thirrur për çështjen e protestës së 29 janarit dhe kërkonin përgjegjësi për mosbajtjen e distancës sociale, mosmbajtje të maskës, dmth, mund të kenë qenë njerëz të infiltruar nga jashtë sepse gjatë gjithë procesit që u mbajt protesta ka qenë gjithçka në rregull. Në stacionin policor në Bit Pazar kemi pasur presione të mëdha.
Na është mohuar e drejta e gjuhës, nuk na u lejuar të përdorim përkthyes. E kam marrë dënimin unë, rreth 510 euro dhe kam qenë i kërcënuar se nëse do të vazhdojë me protestën si organizator, do të arrestohem”, tha mes tjerash Blerim Ahmedi, njëri nga organizatorët e protestës “Monstra”. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë.