Ballina Shëndeti Këshilla Shenjat në trup që tregojnë moshën tuaj reale!

Shenjat në trup që tregojnë moshën tuaj reale!

Shenjat e para të plakjes i kemi në të 20-tat tona kur shohim se na janë shfaqur rrudha rreth syve. Shumica prej nesh kujdesen shumë për fytyrën që të mos duken të vjetër në moshë, por sado që të përpiqeni janë disa shenja që tregojnë se çfarë moshe keni ralisht. Shikojini më poshtë!

1. Bërrylat

Kur plakeni, lëkura rreth bërrylave bëhet e rrudhur. Ka një numër arsyesh pse lëkura juaj e butë e bërrylit mund të bëhet e thatë. Për shembull, fërkimi i vazhdueshëm me rrobat dhe tryezën tuaj shton tharjen e lëkurës dhe e bën atë të rrudhet me kalimin e kohës. Çdo humbje drastike e peshës gjithashtu mund të lirojë lëkurën tuaj të bërrylit.

2. Duart

Duart janë zakonisht një nga pjesët e para të trupit që tregojnë shenjat e plakjes. Ndërsa lëkura juaj plaket, ajo humbet kolagjenin. Kjo mund ta bëjë lëkurën në duar më të thatë dhe të kruhet. Venat bëhen gjithashtu më të dukshme me kalimin e moshës, sepse duart tuaja humbin indet e buta.

3. Thonjtë

Thonjtë janë një barometër i shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe ato pasqyrojnë ndryshimet që ndodhin në trup me kalimin e kohës. Ndërsa plakeni, rritja e thonjve tuaj ngadalësohet pak, dhe thonjtë gjithashtu mund të bëhen më të brishtë.

4. Qafa

Një nga shenjat më të zakonshme të plakjes janë rrudhat në qafë dhe njollat kafe. Këto të fundit shfaqen si rezultat i dëmtimit nga dielli, faktorëve gjenetikë ose problemeve të tjera shëndetësore si mbipesha.

5. Kraharori

Rrudhat në kraharorin tuaj shfaqen me kalimin e viteve, sidomos nëse e keni mbajtur të ekspozuar në diell. Gjithashtu, nëse keni pasur nishane në zonën e gjoksit kur keni qenë të rinj, ato kanë të ngjarë të bëhen më të errëta, duke rezultuar në njolla kafe.

6. Buzët

Ashtu si lëkura rreth syve, edhe ajo e buzëve është shumë delikate. Buzët mund të krijojnë rrudha, por pirja e duhanit çon në krijimin e vijave të holla të parakohshme. Buzët e dehidratuara janë gjithashtu më të prirura për çarje dhe madje ndonjëherë mund të humbin ngjyrën e tyre natyrale.

7. Flokët

Ndërsa plakemi, flokët tanë jo vetëm që humbin ngjyrën, por edhe vëllimin e tyre. Kur plakemi, rrjedha e gjakut në lëkurën e kokës dhe rreth gjëndrave të flokëve zvogëlohet. Flokët marrin më pak oksigjen dhe vitamina të nevojshme për rritje. Si rezultat, flokët fillojnë të humbin trashësinë e tyre./e.b-abcnews.al