Ballina Aktualitet Protesta kundër “Monstrës”, prindërit: policia ka ushtruar presion ndaj fëmijëve (VIDEO)

Protesta kundër “Monstrës”, prindërit: policia ka ushtruar presion ndaj fëmijëve (VIDEO)

14 persona janë marrë në pyetje nga ana e policisë si pjesëmarrës në protestën e së premtes për rastin monstra. Prindërit e dy të rinjve pretendojnë se fëmijët e tyre pa të drejtë janë konsideruar si kryerës të dy veprave penale. Ata madje thonë se janë maltretuar psiqikisht nga ana e policisë, duke i detyruar që të pranojnë se kanë qenë të dhunshëm në protestë. Mervet Berisha, banor i lagjes Dizhon të Shkupit, thotë se djali i tij 23 vjeçar nuk ishte në protestë por është marrë në pyetje, ndërsa djali i tij i vogël 12 vjeçar ka qenë në protestë dhe është ftuar në polici por prindi nuk lejuar shkuarjen e tij në stacionin policor.

E kanë malltretu, pse qysh tek. Në lidhje me Minstrën. Kush je ti që del në protesta, mos dil më, e para dhe e fundit është kjo, do të të mbyllim. Ne a jemi banor të Maqedonisë apo jemi të ardhur nga Pakistani. Ju lutemi partive shqiptare, le të thonë STOP regjimit Jugosllav- thotë Mervet Berisha, Prind.

Ndërkohë edhe prindi i 20 vjeçarit Burim Aziri nga Dizhoni pretendon se policia pa të drejtë ka marrë djalin e tij në pyetje dhe ia kanë bastisur shtëpinë.

Ora ka qenë 8.30 – ose 9 e mëngjesit, atje e kanë mbajtur deri nga ora 11.00 dmth në Kisela Voda prej atje transfer në Auto Komandë. Unë si babë, si prind i cova djalit buk më hangër, por nuk mu dha mundësia, nuk lejuan. Ja kishin lidhur duart me pranga, ai kërkontë t’i lirohen. Malltretime deri në ora 23.00 të natës. Brenda kohës policia bashkë me djalin kanë ardhur të shtëpia kanë bastisë, ma kanë bërë tollovi- thotë Xhelal Aziri, Prind i 20 vjeçarit Burim Aziri ( protestues).

Sipas Ministrit Oliver Spasovski, jo vetëm organizatori por edhe persona të tjerë do të bartin përgjegjësi për mosrespektimit e Ligjit për organizim të tubimeve publike dhe Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive.

Të gjithë ata që morën pjesë në çfarëdolloj aktivitete të kundërligjshme, që nënkupton, ata që u përpoqën të dëmtojnë pronën shtetërore – objektin e Ministrisë së Jashtme, apo prona të tjera publike dhe private – kjo nuk ka rëndësi. Ju e dini që kishte dëmtim edhe të automjeteve të policisë, sulm ndaj personave zyrtarë, për të gjithë këtë do të mbahet përgjegjësi. Mbrëmë janë identifikuar dhe thirrur në bisedë 14 persona, të gjithë të moshës madhore, përveç njërit të moshës minore që është shoqëruar në stacionin policorë me prani të prindit të tij- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nga Aleanca për Shqiptarët sjelljen e policisë e cilësojnë si tendencë të institucionit për të frikësuar njerëzit të protestojnë ndaj padrejtësive.

Protesta e së premtes erdhi si pasojë e revoltës pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë në rastin Monstra ku u kërkua burg i përjetshëm për 3 të akuzuarit dhe për 2 të tjerë dënime maksimale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews