Ballina Aktualitet “O Rama na hoqe trurin, ka mbaruar koha jote, hap krahun”/ Edi...

“O Rama na hoqe trurin, ka mbaruar koha jote, hap krahun”/ Edi Rama “hap thesin” në Durrës, premton miliarda dollarë investime, revoltohen komentuesit

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Durrës, kryeministri ka lëshuar një sërë premtimesh për shndërrimin e këtij qyteti në kryeqendër të turizmit përmes investimeve që do të ndikojnë të gjithë Shqipërinë. Ndërsa foli për investitorë të fuqishëm, që do të investojnë më shumë se dy miliardë dollarë dhe që do të sjellin me vete klientelë të fuqishme që nuk bëjnë plazh me “bukë me shalqi”, por do të shpenzojnë shuma marramendëse që do të përmirësojnë më pas spitalet, do të rrisin pensionet etj etj.

Mes të tjerave, kryeministri tha se standartet e cilësisë së turizmit në Durrës, do të jenë ato të Dubait, ndërsa premtoi ta kthejë Durrësin në një destinacionet më të mira, të krahasueshme me destinacionet turistike më të bukura në Mesdhe.

Rama i ftoi dëgjuesit të ëndërrojnë dhe të llogarisin se çfarë do të ndodhë kur 2 miliardë dollarë të shumëzohen me 12 për shkak të aeroporteve që do të ndërtohen në Durrës, i cili do të lidhet edhe me hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ndryshe nga mega-projektet që premtoi Rama për Durrësin, pyetjet e qytetarëve ishin me këmbë në tokë. Për të kuptuar diferencën mes situatës aktuale në Durrës dhe “fluturimeve” të Ramës, vlen të përmendet pyetja e një prej dëgjuesve që e pyeti nëse pallati që iu shemb pas tërmetit, a do t’i ndërtohet prap apo jo?

Disa komentues madje i kërkojnë Ramës që të largohet pasi koha e tij ka mbaruar. Të tjerë theksojnë se, nuk mund të ketë investime vetëm në Tiranë dhe Durrës. Por vijon komentuesi: “Nga varfëria ekonomike varfërohet edhe truri, zonat periferik i gënjën me llokume 5-lekëshe”.