Ballina Aktualitet SPB-Tetovë: Ka P L A S hajdutllëku, kujdes me AUTOMJETET, mos i...

SPB-Tetovë: Ka P L A S hajdutllëku, kujdes me AUTOMJETET, mos i harroni pa i mbyllur me çelës!

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë nënvizon dhe paralajmëron se disa pronarë automjetesh në rajonin e Pollogut nuk janë të kujdeshëm sa duhet me automjetet e tyre, duke mos i mbyllur me çelës, madje duke i harruar edhe me çelësa në bravë. Kjo bën që automjetet e tyre të bëhen pre tërheqëse për hajdutët, transmeton Tetova News.

– Kjo vlen në veçanti për automjetet që lihen në rrugë të pandriçuara, anësore dhe jo të frekuentuara, për shkak të së cilës SPB-Tetovë u bën apel pronarëve që para e të largohen t`i kyçin me çelës. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje atyre që të mos lënë laptopë, telefona celularë, syze dielli dhe gjëra të tjera me vlerë në sediljet e automjeteve, të cilat mund t`i joshin hajdutët dhe t`i inkurajojnë ata të përdorin f o r c ë n, thuhet në apelin e policisë.

SPB tetovë vazhdimisht ndërmerr disa aktivitete parandaluese nga vjedhjet e rënda në shtëpi, apartamente dhe automjete motorike./TetovaNews

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews