Pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve, ka ardhur reagimin i kryetares së LSI Monika Kryemadhi.
Ajo thotë se nesër do të shpjegojë gjerë e gjatë fabrikën e parave dhe i kërkon kryeministrit të ketë durim.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.
Kryemadhi tha mbrëmjen e djeshme se brenda dy ditësh LSI do të sjellë një denoncim konkret të mënyrës se si Edi Rama ka manipuluar rezultatin zgjedhor të vitit 2017. Ajo u shpreh se dosjet 184 dhe 339 që flasin për manipulim votash, nuk janë asgjë përpara denoncimit që do të publikojë ajo në ditët në vijim.