Qentë gjermanë të Joe dhe Jill Biden janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi njëri prej tyre, Major, thuhet se k a f sh o i një a gj e n t sigurie.
Sipas mediave amerikane, kafshët shtëpiake janë dërguar përsëri në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington, Delaware.
Qentë janë larguar për shkak të sjelljes a g r e s i v e të Majorit ndaj stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Çifti Biden a d o p t o i Major tre vjeç në 2018. Ai u bë qeni i parë nga një strehë kafshësh që jetonte në Shtëpinë e Bardhë.
Qeni tjetër i tyre, Champ, është 13 vjeç. Burime anonime i thanë CNN se Majori kishte qenë duke kërcyer, duke lehur dhe më pas i është s u l u r stafit dhe s i g u r i s ë në Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë ka një histori të gjatë me kafshët shtëpiake, megjithëse Donald Trump ishte presidenti i parë në më shumë se 100 vjet që nuk kishte një qen. g.v/abcnews.al