Një operacion i vështirë dhe i rrallë është kryer në Japoni. Një grua japoneze mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë nga Covid-19, ka kryer një operacion ka kryer transplantin e parë të mushkërive në botë.
Spitali Universitar i Kiotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni 11 orësh nga një ekip mjekësor prej 30 anëtarësh për të bërë transplantin e indeve të mushkërive nga burri dhe djali i saj.
Covid-19 shkakton dëmtime të mëdha të mushkërive në disa pacientë dhe njerëzit në të gjithë botën kanë marrë transplantime të mushkërive si pjesë e rimëkëmbjes së tyre nga sëmundja.
Por spitali i Kiotos tha se ky rast ishte i pari në të cilin indet e mushkërive ishin transplantuar nga dhuruesit e gjallë tek një pacient me Covid-19.
Doktori Hiroshi Date tha se ky transplant u jep shpresë pacientëve që vuanin nga dëmtimi i rëndë i mushkërive nga Covid-19.