Pak ditë më parë, qarkulloi në media lajmi se MC Kresha po heq dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë. Shkak për këtë thashethem u bë një fotografi e reperit me hoxhën Fatmir Latifaj pas faljes së namazit të xhumasë në Mitrovicë.
Megjithatë, burime për Prive kanë konfirmuar se ky lajm nuk është i vërtetë pasi Kresha po punon me projekte muzikore. Falja e xhumasë nuk është diçka e re pasi reperi është prej vitesh një praktikues i devotshëm i fesë islame. Sa i përket shkëputjes nga muzika, reperi është shprehur se nuk është i largët ky moment.
Por kur kjo të ndodhë nuk do të lidhet me asnjë faktor tjetër, përveç kohës. Deri atëherë, reperi ka shumë për t’i dhuruar publikut shqiptar. “Nuk mund të shkëputem menjëherë. Besoj se si sporti edhe arti e ka një cikël dhe secili njeri kalon ciklin e vet, pastaj vazhdon e lëshon rrugën për të tjerët”, tha pak kohë më parë Kresha. /abcnews.al