Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “ClickPlus”, ka deklaruar se përsëri do të futet në garën për kryetar të komunës së Tetovës.
Bilall Kasami ka dhënë disa arsye se pse ai do të konkurrojë përsëri, duke thënë se Tetova do një qeverisje më ndryshe.
Ai më tej ka thënë se në 2017 qytetarëve të Tetovës iu vodh fitorja, prandaj duhet përsëri të garoj që Tetova t’ju kthehet tetovarëve.