Ballina Sport 9 futbollistë shqiptarë në Euro 2020, 7 prej tyre nga Maqedonia!

9 futbollistë shqiptarë në Euro 2020, 7 prej tyre nga Maqedonia!

Pavarësisht se nuk kemi një Kosovë apo Shqipëri në Europianin e futbollit që nisi dje, futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Plotë 9 futbollistë do i kemi në Euro 2020, 7 prej tyre me origjinë nga Maqedonia. 6 do të përfaqësojnë Maqedoninë, edhe atë Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Lids Junajted), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante) dhe Ferhan Hasani (Partizani Tirana), ndërsa një tjetër po me origjinë nga Maqedonia, Admir Mehmedi do të mbroj ngjyrat e Zvicrës.

Te kjo kombëtare gjithashtu do të luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë me origjine nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, me këtë të fundit që do mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Kujtojmë Zvicra është pjesë e grupit “A” dhe helvetikët do të zbresin sot në fushë për tu përballur me Uellsin, ndërkohë Maqedonia bën pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

Ndeshjen e parë në këtë europian “verdhekuqtë” do ta kenë me 13 qershor kundër Austrisë. (infOSport.mk)