Ballina Bota Italia regjistroi 7,230 të infektuar dhe 27 humbje jete në 24 orë

Italia regjistroi 7,230 të infektuar dhe 27 humbje jete në 24 orë

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 7,230 të infektuar me koronavirus nga 212,227 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 27 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit për sot ishte në 3.4%, nga 3.1% të mërkurën. Kurse, numri i të shëruarve për sot ishte 3,371 të shëruar.

Mediat në vend bëjnë të ditur se në kujdesin intensiv janë shtruar sot tetë pacientë, (gjithsej 268), ndërsa shtrimet në pavijonet e tjera Covid u rritën me 100 (2,409). Në total, numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në thuajse 4,4 milionë kurse bilanci i viktimave është 128,163. sb/abcnews.al/