Një grua nga Missouri në SHBA fitoi 1 milion dollarë nga lotaria e Floridas. Ajo bleu një biletë pas ju anulua fluturimi dhe në vetëm pak minuta jeta e saj ndryshoi.
Angela Caravella, 51-vjeçe ka fituar çmimin 1 milion dollarë muajin e kaluar në lotarinë me bileta gërvishtëse.
“Unë kisha ndjesinë se do të ndodhte diçka bizare pasi fluturimi im u anulua në mënyrë të papritur. Unë bleva bileta gërvishtëse sa për të kaluar kohë dhe papritmas fitova 1 milion dollar”, është shprehur Caravella.
51-vjeçarja bleu biletën në një supermarket në Brandon, i cili gjithashtu do të përfitojë 2 mijë dollarë bonus për shitjen që bëri./abcnews.al