Numrat e të infektuarve me COVID-19 në Greqi vijojnë që të jenë të lartë, po ashtu edhe fatalitetet.
Në 24 orët e fundit raportohet se 3442 qytetarë janë zbuluar se janë infektuar me virusin që deri tani ka marrë miliona jetë njerëzish në botë.
Krahasuar me ditën e martë, që ishin 4206 raste, numri sot është më i ulët, por sërish shifra mbetet e lartë.
25 persona sot ndërruan jetë, 9 më shumë se dje. Gjithsej janë 13278 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.
Në intubim janë 282 qytetarë grekë./ Abcnews.al