Ballina Shëndeti Koronavirusi Aktorja e njohur infektohet me koronavirus edhe pas vaksinimit (VIDEO)

Aktorja e njohur infektohet me koronavirus edhe pas vaksinimit (VIDEO)

Aktorja amerikane, Melissa Joan Hart është infektuar sërish me koronavirus, pavarësisht se është vaksinuar.

Përmes një postimi të ndarë të mërkurën në Instagram, ajo zbuloi diagnozën dhe tha se ka të ngjarë të ketë marrë virusin nga një prej fëmijëve të saj.

45-vjeçarja ka tre djem me burrin Mark Wilkerson: Tucker McFadden, 8 vjeç, Braydon Hart, 13 vjeç dhe Mason Walter, 15.

“Unë jam e vaksinuar dhe jam infektuar me COVID -in dhe është shumë keq. Po më rëndon në gjoks. Është e vështirë të marr frymë. Një nga fëmijët e mi, mendoj se e ka deri tani. Unë jam duke u lutur që fëmijët e tjerë të jenë mirë”, u tha ndjekësve të saj ylli i “Sabrina the Teenage Witch”.

Hart tha se ajo dhe familja e saj morën masa paraprake gjatë gjithë pandemisë, por ata u bënë më përtacë me lehtësimin e masave.

“Unë me të vërtetë shpresoj se burri im dhe të tjerët nuk do ta marrin atë, sepse nëse dikush duhet të dërgohet në spital, unë nuk mund të shkoj me ta”, shpjegoi ajo. “Unë jam thjesht e frikësuar, e trishtuar dhe e zhgënjyer në veten time dhe në disa nga udhëheqësit tanë.
Unë vetëm do të doja të kisha bërë më mirë, kështu që ju kërkoj nga ju që të bëni më mirë. Mbroni familjet tuaja. Mbroni fëmijët tuaj”./abcnews.al

https://youtu.be/4eij9q4Ubks