Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se një “katastrofë humanitare” po afrohet në Afganistan.
Drejtoresha e programit në Afganistan, Mary-Ellen McGroarty, bëri thirrje për koordinim të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare në dritën e situatës që po zhvillohet me shpejtësi.
“Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare,” tha përfaqësuesi i OKB -së për gazetën britanike të së dielës The Observer. “Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora,” paralajmëroi McGroarty.
WFP vlerëson se nga afërsisht 38 milion njerëz në Afganistan sot, 14 milion tashmë nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë./TetovaNews