FOTO LAJM/Nga trajnimi “Forcimi i kapaciteteve demokratike në nivel lokal”
Fondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët e Aleancës për Shqiptarët
Fondacioni Konrad Adenauer mbajtitrajnim me temë ‘’Forcimi i kapaciteteve në nivel lokal’’ për kandidatët e për kryetar komunash dhe disa nga kandidatët potencial për këshilltarë komunal, tëkandiduar nga Aleanca për Shqiptarët.
Evenimentin e hapi Drejtori i Fondacionit KonradAdenauer z. Daniel Braun, me ç’rast ai shprehu gatishmërinë e tij dhe ekipit të tij për të mbështetur Aleancën për Shqiptarët në ngritjen e kapaciteteve. Një nga prioritetet në kuadër të këtij bashkëpunimi është edhe anëtarësimi i Aleancës për Shqiptarët në Partinë Popullore Evropiane, si pjesë e familjes së madhe të partive të djathta.
Në fjalën e tij para kandidatëve gjatë këtij trajnimi, kryetari i ASH-së, ZiadinSela, theksoi se si parti ndjejnë përgjegjësi në përzgjedhjen e kandidatëve pasi me rëndësi është udhëheqja e drejtë e komunave dhe rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përkushtim i Aleancës për Shqiptarët tha Sela, do të jetë decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit, me theks të veçantë decentralizimi fiskal dhe i shëndetësisë.
Ligjërues në këtë trajnim ishin Marko Pankovski nga Instituti për Demokraci SocietasCivilis (IDSCS)-Shkup dhe Neritan Sejamini nga Universiteti i Tiranës.