Koronavirusi nuk prek vetëm mushkëritë, zemrën dhe trurin. Mjekja nefrologe në Tiranë Elvana Rista tregon se virusi dëmton edhe veshkat. Të infektuarit me Sars CoV 2 kanë 15 % më shumë mundësi të vuajnë nga probleme reanle se ato që nuk e kanë kaluar sëmundjen.
“Sipas shoqatës amerikane të nefrologjisë, nga studimet më të mëdha që janë kryer për Covid-19 dhe veshkat, është parë se personat që e kalojnë infeksionin kanë 15 për qind më shumë shanse për t’u komplikuar me sëmundje renale kronike, krahasuar me ata që nuk e kanë kaluar Covid.
30 për qind kanë më shumë shanse për t’u komplikuar me sëmundje akute të veshkave, krahasuar me ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Dhe, të sëmurët kronikë me veshkat kanë trefish më shumë shanse për të shkuar në end stage apo në sëmundje të përparuar të veshkave.”
Por si mund ta mësojmë nëse koronavirusi na ka shkaktuar probleme në veshka?
“Veshkat janë një organ që nuk flasin dhe nuk ankohen kollaj. Është e mira që analizat të kryen një muaj pas kalimit të situatës për të parë nëse kemi apo jo prekje, në analizën e gjakut apo në analizën e urinës. Nëse i kapim që në fillim atëherë trajtimi me medikamente është i mundur…”
Avancimi i sëmundjes shpjegon nefrologia Elvana Rista e bën të pashmangshme kryerjen e dializës apo transplantit të veshkave./abcnews/