Vedat Muriqi i cili shënoi në limit ndaj Greqisë duke shpëtuar nga humbja Dardanët ka folur pas ndeshjes.
Sulmuesi i Lazios tha se Kosova meritoi më shumë dhe se ekipi synon fitoren ndaj Spanjës.
“Sinqerisht po. Patëm topin më se sa ata sidomos në pjesën e dytë. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. U gëzuam që ishte në minutën e fundit. sigurisht me Spanjën do të bëjmë maksimumin dhe luajmë për tre pikë. Pse jo”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se sa më shumë që mbajnë ecurinë pa humbje është më mirë për ekipin dhe se ishin të kënaqur me kthimin e tifozëve në stadium. /abcnews/