Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidati i kësaj partie për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami në Konventën promovuese të kandidatëve të mbajtur në Shkup ka lëshuar një porosi për oponentët e tij.
Kasami nga Shkupi, Arifit e Murselit po edhe të tjerëve u tha se Tetova s`ka kohë për të humbur e të bëhet eksperimet i dikujt.
“Tetova nuk është as teatër, por as labarator, s`kemi kohë për eksperimet”, tha në mes të tjerash Kasami.
Ai shtoi se problemet e Tetovës janë aq të mëdha saqë do të duhej shumë kohë për t’i numëruar. Kasami tha se koal*icioni i Besës është me popullin dhe premtoi se të gjitha problemet me të cilët përballet Tetova zgjidhen me programin e Besës.
https://youtu.be/Ouv6t6aGKVA