Ballina Bota Franca shënon rënie të rasteve me Covid për herë të parë që...

Franca shënon rënie të rasteve me Covid për herë të parë që nga korriku

Mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja me Covid-19 në Francë është nën 5,000, për herë të parë që nga 13 korriku, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë së vendit të premten.

Vendi regjistroi 4,935 raste të reja në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.02 milion. Pas bllokimit të tretë në pranverë, numri mesatar i rasteve të reja ditore ra nën 2,000 deri në fund të qershorit.

Që atëherë, numri i rasteve ka rënë gradualisht, pasi miratimi i një leje të detyrueshme shëndetësore për hyrjen në restorante dhe vende të tjera publike i ka dhënë një shtysë të re fushatës së vaksinimit në Francë.

Franca regjistroi 49 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 116,739./abcnews.al