Siç njotojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më 11 tetor, në Ditën e Kryengritjes Popullore do të jetë ditë pushimi për gjithë qytetarë e Maqedonisë së Veriut.
Deri në fund të vitit kalendarik, sipas MPPS-së, ditë pushimi do të jetë edhe 23 tetori dhe 8 dhjetori.
Përveç këtyre festave shtetërore, për shqiptarët ditë pushimi do të jetë edhe 22 nëntori, Dita e Alfabetit.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në njoftim uroi qytetarët për Ditën e Kryengritjes Popullore.