Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami në “Rruga drejt” së bashku me kundërkandidatët tjerë kanë shpalosur programet e tyre për Tetovën.
“Ka problem në shpërndarjen e ujit në rrjet. Rrjeti është i vjetër dhe nuk bëhet shpërndarja dhe bëhet plasja e gypave. Ne do të ndërrojmë rrjetin primar dhe sekondar në bashkëbisedim me ekspertët thuhet se i gjithë projekti kushton jo më shumë se 14 milion euro , 4 milion mund të kushtojë rrjeti primar dhe 8 milion rrjeti sekondar kurse rreth 500 mijë euro mund të kushtojë vendosja e ujmatësve”, tha Kasami.
Ai mes tjerash tha se për shkak se komuna e Tetovës bën rikonstruimin e rrugëve shkel e shko bën që edhe gypat e vjetëruar të rrjetit të ujit të plasin.
Më tej ai deklaroi se ka plan konkret për zgjidhjen e kaosit urbanistik, duke ngritur edhe projektin lartë.