Arben Taravari në TV SHENJA u pyet lidhur edhe me disa video që janë paraqitur në rrjete sociale e që kryesisht merren me atë. Ai tha se bëhet fjalë për lajme të rrejshme që janë të përgatitur nga zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.
“Këtë e kemi informatë të sigurt, madje kemi edhe screen shota edhe nga grupet e B D I-së. Natyrisht prej njërin prej personave kanë ngritur padi penale private, ngase edhe unë kam familje, me lajme të rrejshme të thuhet se Taravari ka thënë kështu ashtu për shqiptarët patjetër të dënohen”, tha Taravari, duke shtuar se rastet janë paraqitur edhe në ambasadat me relevancë në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se me këto lajme të rrejshme vetëm se thellohet diferenca mes kandidatëve.
Taravari tha se ata kanë shkuar me fushatë pozitive dhe nuk janë marrë aspak me kundërshtarët.
“Ne jemi shumë të fuqishëm që të kalojmë që në raundin e parë. Loja politike është e lejuar por jo lojërat e flliqta dhe të pista. Zyrat e policisë në Gostivar gjithnjë e më shumë janë shndërruar në zyrat e B D I-së, shefi i policisë në Gostivar shkon e fotografohet në zyrat e B D I-së. Ka njerëz në Gostivar që duhet të jenë në burg dhe tani janë liruar. Kam incizime për disa që kanë ardhur në shtëpinë time, këtë e kam paraqitur. E dini si, s’ke ku e paraqet. Nëse shkon në polici sikurse keni shkuar në Reçicë, unë përsëri këtë shqetësim e kam paraqitur nëpër ambasada ngase nuk është në rregull, nëse ata vijnë në shtëpinë e një kryetari të komunës imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë ata një qytetari të rëndomtë. Por, nuk e dinë se me banda dhe me grupe të kriminalizuar nuk mund të fitohen zgjedhjet”, u shpreh Taravari.