Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për kryetar të Tetovës Bilall Kasami së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”.
Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuan me të ftuarit: Prof. Florim Ajdini, Prof. Besa Kadriu, Prof.Bekim Hoxha, Prof. Hatije Etemi, Prof. Ilvije Jashari, Prof. Jetmir Shabani, me të cilët konstatuan se kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës duhet të ketë prioritet problemet bazike me të cilat ballafaqohet arsimi fillor dhe i mesëm.
Bilall Kasami do të angazhohet për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së.
Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore.
Video bonus:
https://youtu.be/AW3vJ7fZHNk
FOTO:













![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)




![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)
