Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 shkurtit. Haxhiu pranoi se kanë pritur rezultat më të mirë.
“Natyrisht që kemi pritur shumë më shumë por mund të them se ne si Vetëvendosje jemi të kënaqur që do të shkojmë në balotazh në 12 komuna dhe atë në komuna shumë të rëndësishme”, tha Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
Thotë se nuk duhet të krahasohen zgjedhjet lokale me ato nacionale.
“Nuk ka rënie të Vetëvendosjes, për faktin se nëse bëjmë krahasime duhet të krahasohemi me zgjedhjet lokale. Në asnjë rrethanë, në asnjë variant s’duhet të bëjmë krahasime me zgjedhjet e 14 shkurtit”, shtoi ajo.”, shtoi ajo.