Njeriu sheh mundësi tek asteroidet. Në bazë të studimeve të realizuara vetëm mbi 2 asteroidë, rezulton se janë miniera metalesh e mineralesh. Fokusi ka qenë tek asteroidët 1986 DA dhe 2016 ED85, nga të cilët, i pari ka rezultuar shumë i pasur me minerale të grupit të platinit.
Sipas llogaritjeve të kryera mendohet se aty sasia e mineraleve tejkalon rezervat kompleksive të të gjithë planetit tonë. Nëse këto metale do të arrihej të merreshin vërtet për qëllime industriale, ekonomike dhe të tregtoheshin në 50 vitet e ardhshme , përftitimet do të ishin të paktën 200 miliardë euro çdo vit.
Vrojtimet janë kryer me teleskopin Infrared të NASA-s të pozicionuar në Hauai, dhe sipas studimeve të deritanishme, mendohet se asteroidët e pasur me metale, janë rezultat i objekteve qiellore që kanë pësuar përplasje katastrofike dhe ajo çka ka ngelur nuk është gjë tjetër veçse bërthama e asteroidëve primitivë.
Ndërkohë që vitin e ardhshëm NASA do të fillojë një mision shkencor në asteroidin 16 Psyche.
Mendohet se ky është trupi qiellor më i pasur me metale i gjithë sistemit tonë diellor dhe pozicionohet në fashën kryesore të asteroidëve, mes orbitave të Jupiterit dhe Marsit.