Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13:00 kanë votuar 269.684 votues, gjegjësisht 24.77%, shkruan Portalb.mk.
Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë kanë votuar 369.757 votues, gjegjësisht 20.55%.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme. Duhet theksuar se numri i daljes së votuesve në rrethin e parë është më i lartë pasi që atëherë është votuar për të gjitha komunat, ndërkaq tani vetëm për 44.