Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë deri në orën 18:30 kanë votuar 45.47 përqind e tetovarëve që janë në listën zgjedhore, transmeton Tetova News.
Pra, sipas faqes zyrtare të KSHZ-së, deri në orën 18:30, kanë votuar 37.750 qytetarë.
Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Tetovë kishin votuar 31.922 votues, gjegjësisht 41.39%. Numri i përgjithshëm i votuesve për kandidatët për kryetar komune në raundin e parë ishte 38.350, gjegjësisht 44.81 përqind.
VIDEO LIVE:
live:
Video live: