Shafrani i Indisë forcon kujtesën me gati 30%. Një studim i fundit ka zbuluar se kjo erzë indiane mund të përmirësojë memorien e njerëzve me thuajse 30%, ndërkohë që lehtëson edhe depresionin. Shafrani ka në përmbajtje një përbërës të quajtur kurkuminë, që pengon formimin e proteinës në rajonet e trurit të lidhura me kujtesën dhe emocionet. Studime të mëparshme e kanë lidhur zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit me akumulimin e pllakës bakteriale proteinike në tru.
Kurkumina, që i jep shafranit të Indisë ngjyrën e verdhë, mendohet se përmirëson kujtesën dhe mbron shëndetin mendor falë vetive të tij anti-inflamatore. Inflamacioni është lidhur më parë me demencën dhe zhvillimin e depresionit. “Këto rezultate sugjerojnë se marrja e kësaj forme relativisht të sigurt të kurkuminës mund të sigurojë përfitime për shëndetin mendor me kalimin e viteve”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Gary Small, nga Universiteti i Kalifornisë.