Vjedhja e një banese mëngjesin e ditës së djeshme ka çuar në pranga hajdutin profesionist të shtëpive në kryeqytet. 51-vjeçari, Aleksandër Ndrelalaj ishte i shpallur në kërkim, ndërsa rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, “vjedhja”.
Taktika që Ndrelalaj përdorte për tu futur nëpër banesa ishte hapja e dyerve përmes kartave. Kështu 51-vjeçari kishte arritur të vidhte shuma të konsiderueshme parash, aparate celularë, laptop e sende të tjera me vlerë.
Pas shpalljes në kërkim ditën e djeshme, policia konstatoi se Ndrelalaj ishte autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera, ndërsa është bërë sekuestrimi i shumave të parave që kishte vjedhur dhe sendeve të tjera.
12 banesat e vjedhura nga 51-vjeçari Aleksandër Ndrelalaj
-Mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.
-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;
-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;
– Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;
– Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;
– Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;
– Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;
– Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;
– Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
– Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
– Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparate celularë dhe një shumë parash;
– Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.