Ballina Kronika Bukuroshja që u bë vrasëse, rrëfimi i shoqes së Klodiana Çelos: U...

Bukuroshja që u bë vrasëse, rrëfimi i shoqes së Klodiana Çelos: U çmend pasi i morën fëmijën

49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çelo e cila jeton në Greqi, u arrestua nga policia pasi tentoi të vriste me armë ish-partnerin grek duke e lënë të plagosur. 49-vjeçarja tani ndodhet prapa hekurave, ndërsa babai i vajzës së saj është në spital.

Klodiana Çelo ka qenë artiste dhe modele në Greqi. Një shoqja e saj, e quajtur Komisa, ka thënë për mediat greke se 49-vjeçarja nuk është kriminele, por situata e saj ndryshoi kur i hoqën kujdestarinë e fëmijës.

Ajo kujton edhe kohën si u njoh me Klodianën 20 vite më parë.

“Klodianën e njoh prej 20 vitesh kur punonim si modele në sfilata të ndryshme. Ajo që kisha njohur në atë kohë nuk ka asnjë lidhje me vajzën që paraqitet sot. Ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Ishte edhe piktore. Ishte shumë e bukur, kështu e kujtoj gjithmonë”.

Shoqja në Greqi e Klodianës flet edhe për raportin e saj me 13-vjeçaren dhe problemet që pati me ish-partnerin, që më pas përfundoi me heqjen e kujdestarisë së nënës. Sipas saj, ky fakt ka ndikuar negativisht te Klodiana.

https://youtu.be/6Xw1kWGmXkk

“Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës, u çmend. Flisnim në telefon dhe ajo bërtiste, ofendonte, thoshte ‘dua fëmijën tim, më morën fëmijën’. Që prej atëherë sjellja e saj ka ndryshuar. Fatkeqësisht, gjendja e saj diku do të dilte. Saqë që ajo nuk donte ta pranonte, ashtu ishte.

Kur i merr nënës fëmijën nga duart, është e sigurt që nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht se ajo që bëri është tërësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe situatën. Ajo bëri diçka të shëmtuar, të keqe, por nuk është vrasëse. Gjithmonë ka qenë me pamje të kuruar, mbrëslënëse, kukull, edhe sot e kësja dite”, ka thënë shoqja e shqiptares Klodiana Çelo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews