Një skuadër afgane e futbollit për femra, midis moshës 13 dhe 19 vjeç mbërriti në Britaninë e Madhe mbrëmë si pjesë e një pakete shpëtimi të madhe që filloi pasi talebanët morën pushtetin, raporton BBC.
Në aksion morën pjesë një numër i madh njerëzish, nga sportistë dhe filantropë e deri te rabinët hasidikë. Fluturimi i tyre u mor me qira nga një organizatë bamirëse hebreje dhe u pagua nga Kim Kardashian West.
Së bashku me Kim Kardashian, vajzat i ka ndihmuar edhe presidenti i klubit të futbollit Leeds United, Andrea Radricani.
“Kapitulli i parë u shkrua! Kur mora thirrjen për ndihmë për të shpëtuar një ekip të ri nga Afganistani, nuk dija nga të filloja. Ata zbarkuan në Britani sot. Jam krenar që jam pjesë e ekipit që e bëri këtë të ndodhë. Shpresojmë që një ditë “do të luajnë në Leeds”, ka shkruar Radricani në Twitter.
Khalida Popal, një ish-menaxhere e kombëtares afgane të femrave që mori pjesë në shpëtimin e tyre, komentoi gjithashtu situatën.
“Misioni është përmbushur. Jam shumë e lumtur dhe krenare për këto vajza. Ata ishin të traumatizuara. Ata kaluan shumë peripeci dhe arritën të qëndronin të forta. “Unë mund të filloj një jetë të re tani,” tha Khalida Popal për BBC.
first chapter written today! When I received a call asking help to rescue the youth w team from Afghanistan,I didn’t know even from where to start. Today they flew to UK. Proud to be part of the team to make this real. Let’s dream one day they will play in @LUFC💛💙 pic.twitter.com/XLPv6IXByi
— Andrea Radrizzani (@andrearadri) November 18, 2021