Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Brindisit në Itali. Sipas mediave italiane, një 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga tarraca e një pallati e për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Casale në Brindisi. Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet që e shtynë të riun shqiptar të ndërmarrë një akt të tillë.
Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Kjo skenë e rëndë është shikuar nga dhjetëra dëshmitarë, që kanë qenë duke kaluar rastësisht në atë zonë.