Ballina Kronika Janë gjetur bomba dore dhe municion në një fshat të Tetovës

Janë gjetur bomba dore dhe municion në një fshat të Tetovës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Më datë 21.11.2021, në ora 12 e 30 minuta, në SPB-Tetovë, personi me inicialet S.J.(58 vjeç), nga fshati Shemshovë, ka raportuar se në arën e tij në vendin e quajtur  „Leska“, në zonën e këtij fshati, ka gjetur dy bomba dore dhe tre plumba të kalibrit 12, 5 milimetra.

Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe mjetet shpërthyese të gjetura janë larguar në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.