Ballina Kronika Arrestohet në Tetovë 27-vjeçarja nga Shkupi, detajet nga policia

Arrestohet në Tetovë 27-vjeçarja nga Shkupi, detajet nga policia

Një 27-vjeçare nga Shkupi është ndaluar në një restorant në Tetovë nën dyshimin për përfshirje në tregti me qenie njerëzore. Ajo u ndalua gjatë një kontrolli aksion nga policia në lokal.

– Gjysmë ore pas mesnate, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në një kontroll aksion të kryer në një lokal në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, në pronësi të personit me inicialet A.B. (44 vjeç) nga një fshat i Tetovës, kanë privuar nga liria 22-vjeçaren me inicialet E.S.nga Republika e Serbisë dhe 27-vjeçaren B.S. nga Shkupi. Për E.S. dyshohet se ka abuzuar me qëndrimin e saj turistik, kurse për 27-vjeçaren B.S. për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore.

Dy femrat janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, ka njoftuar sot zëdhënës i SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews