Ballina Kronika E rëndë në Itali/ 28-vjeçari shqiptar i jep fund jetës! Hidhet nga...

E rëndë në Itali/ 28-vjeçari shqiptar i jep fund jetës! Hidhet nga pallati 50 metra i lartë e ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Brindisit në Itali. Sipas mediave italiane, një 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga tarraca e një pallati e për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Casale në Brindisi. Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet që e shtynë të riun shqiptar të ndërmarrë një akt të tillë.

Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Kjo skenë e rëndë është shikuar nga dhjetëra dëshmitarë, që kanë qenë duke kaluar rastësisht në atë zonë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews