Gjatë dekadave të fundit është rritur numri i aksidenteve rrugore me autobusë. Bilanci i viktimave është tragjik, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri kudo. Tragjedia e mëngjesit të sotëm na rikujtoi disa nga ngjarjet më të dhimbshme të aksidenteve rrugore gjatë viteve të fundit.
2002- Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi
Dhjetë persona humbën jetën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Autobusi me 40 pasagjerë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në orën 05:00.
2010 – Gjashtë viktima në një aksident në Austri
Më 22 shkurt 2010, gjashtë persona nga Kosova humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u përplas në Vjenë. Autobusi u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë.
6 persona humbën jetën mes tyre shoferët e autobusit dhe mbetën të plagosur 37 persona.
2012- 13 studentë humbën jetën, 20 mbetën të plagosur në një aksident në Shqipëri
Një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani u rrëzua pranë vendit të quajtur Ura e Vishës në afërsi të Himarës. Ngjarja ndodhi 21 maj të viti 2012, rreth orës 16:15. Nga aksidenti i rëndë humbën jetë 13 persona: 11 vajza dhe 2 djem, mes të cilëve edhe shoferi i autobusit.
Bëhej fjalë për një grup prej 33 studentësh, të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra.
Korrik 2021 – Dhjetë viktima në Kroaci
Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona me origjinë nga Kosova, të cilët po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. 45 persona mbetën të plagosur. Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë. Ngjarja tepër e rëndë ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit, shkruan abcnews.al
22 nëntor 2021- 46 viktima mes tyre edhe fëmijë në Bullgari
Një ngjarje shokuese ndodhi ditën e sotme në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus humbën jetën 45 persona mes tyre 12 fëmijë. Autobusi mori flakë në autostradën e Strumës, 50 km larg Sofjes. Viktimat e tragjedisë janë persona në moshë të vogël të moshës prej 25-30 vjeç. Sipas homologëve maqedonas shumë nga turistët ishin me origjinë shqiptare dhe jetonin dhe punonin jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut./abcnews.al
https://youtu.be/s1Fm4K0zVVU
Emrat e udhëtarëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.
Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:
Memedi Kadri-1967
Shiroki Muhsin-1989
Ljupço Zafirov –
Luan Ahmeti – 2017
Xhihan Ahmeti-1985
Alban Ahmeti-2017
Avni Ahmeti -1985
Ibraim Rustemi – 1967
Fevzije Rustemi -1971
Alejna Amedi – 2000
Halime Fejzullahu – 1971
Hamije Haliti – 1970
Nermije Haliti – 1968
Sumeja Brava – 1994
Naxhije Abdulloska – 1950
Albina Beluli – 1998
Gazmend Ukali – 1994
Hatixhe Islami – 1960
Mexhide Iseni-1958
Hamdi Iseni – 1962
Almira Ramanovska – 1984
Enis Ramanovski – 1980
Rabija Sali – 1960
Zilija Mustafovska – 1973
Sade Mustafovski – 1971
Belma Jahi – 2014
Ramiz Jahi – 2001
Fikrije Iseni – 1982
Anisa Iseni – 2007
Razije Jahi – 2009
Anesa Muhaxheri – 2004
Ergin Jahi – 2007
Omer Jahi – 2010
Erda Muhaxheri – 2006
Ajla Jahi – 2007
Senije Jahi – 1986
Amiet Jahi – 1976
Medina Lutfiu – 1996
Lulzim Sulejmani – 1995
Shefija Osmanova – 1958
Alja Fera – 1998
Jehona Sali – 2000
Zulejha Jasharovska – 2005
Elmedin Pajazitovski – 2005
Gjula Jasharovska – 1972
Gjulizarka Pajazitovska – 1973
Ilmija Jasharovska – 1999
Ebip Pajazitovski – 1972
Visar Aliti – 1998
Minir Jasharovski – 1971
Orhan Aliti – 1976