Një nga viktimat e tragjedisë në Bullgari është edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Hani i Elezit. Të afërmit e saj në Kosovë, të tronditur me ngjarjen.
Sumeja Brava është njëra ndër viktimat e tragjedisë në Bullgari.
Lajmi se 27-vjeçarja humbi jetën në këtë aksident derisa po kthehej nga Stambolli ka tronditur banorët e fshatit Bravë të Hanit të Elezit.
Nga ky fshat e ka prejardhjen edhe familja Brava që ishin shpërngulur në Shkup.
I pikëlluar më ngjarjen e më pas edhe me lajmin se në mesin e viktimave është edhe kushërira e tij është shprehur edhe Ekrem Brava nga Hani Elezit.
“Kemi pritur shumë keq lajmin se në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga familja jonë. Na ka ardhur shumë keq por duhet të pajtohemi me vdekjen. Si familje jemi shumë të pikëlluar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ekrem Brava.
Brava thotë se janë takuar para një muaji me tashmë të ndjerën.
“Ne takohemi rregullisht pasi jemi një familje. Por shkaku i pandemisë kemi rralluar pak takimet. Ka dy vëllezër dhe një motër”.
Ndryshe Sumeja Brava është vajza e politikanit shqiptar në Maqedoni Muhedin Brava.